Kosova ka pranuar 10 mijë doza të vaksinës anti-COVID donacion nga Kroacia.
Kontingjenti i vaksinës ka arritur të mërkurën mbrëma.
Lajmin e kanë konfirmuar për Insajderi-n nga Ministria e Shëndetësisë.
”Po, mbrëmë kanë arritur 10 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19, të siguruara për Kosovën nga ana e Republikës së Kroacisë”, thuhet në përgjigjen me shkrim të MSH-së.
Marrëveshja për ardhjen e tyre është nënshkruar më 24 maj mes ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ambasadores kroate në Kosovë, Danijela Barishiq./Insajderi.com