Kosova pranon 10 mijë doza të vaksinës antiCOVID, donacion nga Kroacia

Kosova pranon 10 mijë doza të vaksinës antiCOVID, donacion nga Kroacia

Kosova ka pranuar 10 mijë doza të vaksinës anti-COVID donacion nga Kroacia.

Kontingjenti i vaksinës ka arritur të mërkurën mbrëma.

Lajmin e kanë konfirmuar për Insajderi-n nga Ministria e Shëndetësisë.

​”Po, mbrëmë kanë arritur 10 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19, të siguruara për Kosovën nga ana e Republikës së Kroacisë”, thuhet në përgjigjen me shkrim të MSH-së.

Marrëveshja për ardhjen e tyre është nënshkruar më 24 maj mes ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ambasadores kroate në Kosovë, Danijela Barishiq./Insajderi.com