Kosova pranon mbi 100 mijë vaksina Pfizer në fund të këtij muaji

Kosova pranon mbi 100 mijë vaksina Pfizer në fund të këtij muaji

100 mijë e 620 doza të vaksinës Pfizer do të arrijnë në Kosovë deri në fund të muajit maj, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga UNICEF, të cilët njoftuan me anë të një komunikate për media.

“Përmes institutit COVAX, UNICEF do të prokurojë dhe dorëzojë vaksina për 20 për qind të popullsisë së përgjithshme të Kosovës. Përveç prokurimit të vaksinave, UNICEF po mbështet institucionet e Kosovës në përgatitjet për marrjen dhe shpërndarjen e vaksinës COVID-19, duke përfshirë trajnimin e ekipeve të vaksinimit dhe sigurimin e shiringave dhe kutive të sigurisë për asgjësimin e shiringave, si dhe ftohjen rinovimet kritike të infrastrukturës së zinxhirit të ftohtë”, thuhet në njoftimin e UNICEF.

“38 mijë e 400 doza të vaksinave AstraZeneca – Oxford kundër COVID-19 që mbërritën sot, janë pjesë e ndarjes së shkurtit deri në maj 2021 të 100 mijë e 800 dozave totale AZ. Përveç kësaj, 100 mijë 620 doza të vaksinës Pfizer do të mbërrijnë në Kosovë, deri në fund të këtij muaji”, thuhet në njoftim.

Sot, 38 mijë e 400 doza të vaksinave AstraZeneca – Oxford COVID-19 arritën në Aeroportin e Prishtinës. /Insajderi.com