Kosova s’është e përgatitur nëse përhapet virusi më shumë, thotë Apostolova

Kosova s’është e përgatitur nëse përhapet virusi më shumë, thotë Apostolova

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se Kosova nuk ka një sistem shëndetësor të përgatitur nëse ka përhapje më të madhe të pandemisë, njofton Insajderi.

Prandaj është shprehur e lumtur që BE po e ndihmon Kosovën në këtë kohë të virusit.

Vetëm sot Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe ministria e Shëndetësisë kanë pranuar 6 mijë teste, 67 mijë maska , 90 shtretër dhe pajisje tjera në vlerë 800 mijë euro.

Ndërsa javën tjetër BE do t’i sjellë donacion shëndetësisë kosovare edhe ventilatorë.

Me këtë rast Apostolova porositi që të respektohen masat e rekomanduara nga IKSHP dhe tha se qytetarët nuk po e respektojnë distancën dhe mbajtjen e maskës e kështu po i rrezikojnë të tjerët

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se janë duke u përkujdesur që shpërndarja e donacioneve të shkojë aty ku ka nevojë.

I pari i shëndetësisë kosovare apeloi që të respektohen masat./Insajderi.com