
Botimi i 200 mijë dokumenteve të reja “Panama Papers” nuk ka sjellë ndonjë të re për Kosovën. Në fakt, Kosova nuk është as në listën e vendeve të përfshira në dokumentet e lëshuara, e kësisoj nuk është as edhe një kompani e lidhur me Kosovën që është pjesë e këtyre dokumenteve të publikuara të hënën në orën 18:00.
Kosova nuk ishte përfshirë as në pjesën e parë të dokumenteve Panama Papers që zbuluan skandale sesi njerëz të pushtetshëm sikurse Vladimir Putin e shumë të tjerë të pasur kanë fshehur para në kompanitë “offshore”.
Në listën e dytë të dokumenteve, gjithsej 200 janë gjetur 5 kompani nga Shqipëria.