“Kosova, shteti me numrin më të madh të vdekjeve nga Covid-19”

“Kosova, shteti me numrin më të madh të vdekjeve nga Covid-19”

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka publikuar disa statistika të Bloomberg nga ShBA, duke thënë se nga shteti që ishte shembull për menaxhimin e mirë të pandemisë, në kohën e Qeverisë Kurti dhe ministrit Arben Vitia, tani me Qeverinë jolegjitime Hoti e ministër Armend Zemajn, jemi shteti me më së shumti viktima, njofton Insajderi.

Nagavci ka shkruar në Facebook se kur ka paraqitur këtë realitet si shqetësim dhe një nga arsyet për mocionin e mosbesimit ndaj kësaj Qeverie, një analist iu kishte drejtuar se është morbide dhe e turpshme të bëhen këso krahasime dhe të manipulohet me shifra.

“U përgjigja se po është e turpshme manipulimi me shifra, tallja e ministrit të shëndetësisë dhe e patolerueshme humbja e jetëve për shkak të keqmenaxhimit të pandemisë nga qeveria. Edhe më parë ne i jemi referuar studimeve të instituteve prestigjioze, por tani që ky lajm u publikua nga një medium si Bloomberg nga ShBA, shpresoj se të pakten nuk na fajësojnë që po e themi me zë të vërtetën që e dinë të gjithë. Madje duhet të reagojmë të gjithë dhe me zë të lartë për këtë keqqeverisje që na solli në krye të listës së zezë të vdekjeve në nivel botëror”, ka shkruar ai./Insajderi.com