Kosova s’kërkon teste për COVID-19 nga shtetasit e Shqipërisë as nga shqiptarët e Luginës

Kosova s’kërkon teste për COVID-19 nga shtetasit e Shqipërisë as nga shqiptarët e Luginës

Raportimin e disa mediave se shqiptarët e Luginës dhe shtetasit e Shqipërisë duhet të kenë me vete të teste për COVID-19 nëse duan të futen në Kosovë i ka demantuar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, njofton Insajderi.

Ai, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku ka treguar se është takuar edhe me ambasadorin shqiptar, sqaroi dilemat e ngritura nga raportimet.

“Sapo u takova me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi, të cilit i konfirmova se qytetarëve të Republikës së Shqipërisë që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, nuk u kërkohet testi për COVID-19”, sqaron Zemaj.

“Vendimi i Qeverisë së Kosovës është i bazuar në parimin e reciprocitetit. Si rrjedhojë, nuk kërkohen testime nga qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë dhe as nga bashkëqytetarët tanë nga Lugina e Preshevës”, thuhet në statusin e ministrit./Insajderi.com