178 raste është rekordi i zi me më së shumti raste me COVID-19

Kosova sot ka shënuar një ditë të rëndë pasi janë raportuar 178 raste me coronavirus.
Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 81 raste, komuna e Fushë Kosovës 16 raste, komuna e Prizrenit 10 raste, komuna e Ferizajt 10 raste, komuna e Drenasit 9 raste, komuna e Gjilanit 9 raste, komuna e Vushtrrisë 8 raste, komuna e Lipjanit 6 raste, komuna e Skenderajt 6 raste, komuna e Mitrovicës 4 raste, komuna e Pejës 4 raste, komuna e Podujevës 4 raste, komuna e Shtimes 3 raste, komuna e Vitisë 2 raste, komuna e Kamenicës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Suharekë, Mamushë, Obiliq dhe Dragash”, ka njoftuar IKSHPK.
Poashtu, Klinika Infektive sot ka raportuar për gjashtë vdekje, duke shënuar ditën më të rëndë për Kosovën që nga fillimi i pandemisë. /Insajderi.com/