Ka disa vite që kur shkrimtari shqiptar Ismail Kadare përmendet si një ndër favoritët për të fituar cmimin Nobel për Letërsi, por Kadare mbetet vetëm një kandidat për Nobel.
Por për herë të parë këtë vit Kosova ka të drejtën për të nominuar personalitete të ndryshme për cmimet Nobel.
E Unioni i Shkrimtarëve dhe i Kritikëve Shqiptarë , ka vendosur që të synoj këtë cmim presitgjioz të Akademisë Suedeze, duke nominuar dy personalitete nga Kosova: Adem Demaçin për cmimin Nobel për Paqe dhe Rexhep Qosjes për cmimin Nobel për Letërsi.
Edhe pse nuk kanë dhënë ndonjë sqarim përse Demaçi dhe Qosja e meritojnë Nobelin në këto dy fusha, drejtuesi i këtij Unioni, Reshat Sahitaj thotë se ka inciuar këtë nominim me dy universitete nga Franca, Daniel Leuëers dhe nga Anglia më Héléne Stafford si dhe më përkrajen morale nga Bluma Finkelstein Universiteti HAIFA Izrael.
“Eshtë hera e parë në historinë e çmimit NOBEL që këtë vit Kosova ka aplikuar me dy kadidatë më Adem Demaçin për çmimin për PAQE dhe Rexhep Qosja për çmimin për letërsi”, thuhet në njoftimin e Unionit.
Shpallja publike e nominimeve do të bëhet me 23 janar 2016 me një ceremoni e cila dot ë mbahet në Sallën e Kuqe e që do të transmetohet direkt në televizionin publik.
E mysafir special të këtij nominimi do të jenë Shkurte Fejza, Ilir Shaqiri dhe aktori Çun Lajçi.