Kosova thellon bashkëpunimin me Gjermaninë në sektorin e shëndetësisë

Kosova thellon bashkëpunimin me Gjermaninë në sektorin e shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë përmes një Projekti të Shëndetësisë Kosovare ka nënshkruar kontratë me kompaninë e njohur gjermane ICME për menaxhim të spitaleve kosovare.

Ky projekt mbështetet në huamarrjen e 211 mijë euro nga Banka Botërore për Kosovë.

Ministri I Shëndetësisë Uran Ismaili ka thënë se do të bëhet vlerësimi I qeversisjes së ShSKUK-së dhe QKUK-së, do të rekomandohet rivlerësimi I structures organizative për ta me qëllim përmirësimi të menazhimit professional dhe teknik.

Drejtori i Bankës Botërore Marko Matovanelli është shprehur se kjo ngritje në sektorin e shëndetësisë ndihmon të bëhet edhe fondi I sigurimeve të shëndetësisë.

“ Ngritja e kapaciteteve është e rëndësishme për sektorin shëndetësor në Kosovë ndërsa menaxhimi I mjerë I këtyre kapaciteteve ndihmon të arrihet ajo që duam të bëhet fondi i sigurimeve shëndetësore .

Ndërsa Holger Michel nga ICME ka thënë se janë duke sjellur një ekspertize ndërkombëtare e cila I përket kujdesit shëndetëor në Kosovë.

“Ne jemi të nderuar për këtë partneritet që do I zgjedhim problemet në Kosovë. ICME-ja është kompanië për kujdes shëndetësor më e vjetra që 65 vjet ne po sjellim një ekspertizë ndërkombëtare dhe jemi të zotuar që  t’i implementojmë  ato që do të ofrohen për Kosovën.

Kujtojmë se kontrata me këtë kompani do te zgjasë 6 muaj me mundësi vazhdimi.