Ministria e Punëve të Jashtme që drejtohet nga Meliza Haradinaj-Stublla ka uruar Tajlandën për ditën kombëtare të këtij shteti.
Ajo ka theksuar po ashtu raportet e mira të Kosovës me Tajlandën, përkundër sitancës gjeografike.
“Marrëdhëniet midis Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Tajlandës – edhe pse gjeografikisht janë të largëta – bazohen në parimet e pandryshueshme të besimit dhe mirëkuptimit, dhe unë besoj fort se lidhja e ngushtë dhe miqësia që ndajmë së bashku, do të vazhdojnë të forcohen dhe zhvillohen në të mirë të të dyja vendeve tona në vitet në vazhdim”.
“Në këtë kohë sfiduese që bota po përballet në një luftë kundër pandemisë COVID-19, përfitoj nga rasti të përcjell urimet më të mira për mirëqenien Tuaj personale, si dhe paqen, shëndetin dhe prosperitetin e vazhdueshëm për popullin mik të Mbretërisë të Tajlandës”, ka thënë Haradinaj-Stublla”. /Insajderi.com