Kosova, vendi më anti-Jugosllavi në rajon

Kosova, vendi më anti-Jugosllavi në rajon

Një sondazh i realizuar kohët e fundit tregon se shumë njerëz që jetojnë në shtetet e ish-Jugosllavisë, mendojnë që shkatërrimi i saj dëmtoi shtetin e tyre.

Në pyetjen nëse ndarja e Jugosllavisë dëmtoi shtetin tuaj, 81 përqind e serbëve mendojnë që kjo është e vërtetë, për dallim prej 4 përqind prej tyre që kanë thënë se nga prishja e Jugosllavisë, Serbia ka përfituar.

Sondazhi i realizuar nga Gallup tregon se kosovarët janë populli që më së shumti mendojnë se nga prishja e Jugosllavisë përfitoi shteti i tyre. Vetëm 10 përqind e njerëzve që jetojnë në Kosovë mendojnë që ndarja e ish-shtetit komunist pati ndikim të keq në Kosovë, transmeton Gazeta Metro.

Përgjigjet më të balancuara në këtë aspekt i kanë dhënë sllovenët, të cilët janë ndarë në përqindje 41-45 rreth kësaj çështje, ndërkohë që malazezët e boshnjakët me shumicë kanë thënë se ndarja e Jugosllavisë dëmtoi Malin e Zi.