Kosova, vendi i tretë në botë më i lirë për të jetuar

Kosova, vendi i tretë në botë më i lirë për të jetuar

Revista e njohur Time ka bërë publike një listë me vendet më të lira në botë për të jetuar.  Kosova është e renditur e treta, pas Indisë dhe Afrikës së Jugut.

“Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, shpenzimet mujore për një person janë nën 324 dollarë në muaj.  Shpenzimet për qira janë po ashtu të lira, vetëm nën 275 dollarë në muaj për një apartament një dhomëshe,” shkruan Time.

Në listën e Time, Shqipëria zë vendin e 27.  “Shqipëria ofron çmime të ulëta të perimeve, qirave, dhe shërbimeve të tjera shërbyese dhe të mirave.  Kostoja për këto arrin deri në 634 dollarë në muaj në kryeqytetin e këtij vendi, Tirana”.

Në këtë listë bëjnë pjesë edhe vendet e tjera të rajonit.  Mali i Zi është në vendin e 26, Serbia në vendin 18,  Bosnja në vendin e 11, dhe Maqedonia në vendin e 10./Insajderi