Kosova viktimë e përplasjeve Rama-Meta në Shqipëri

Kosova viktimë e përplasjeve Rama-Meta në Shqipëri

Shteti i Kosovës ka rënë viktimë e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta dhe Kryeministrit, Edi Rama. Mos bashkëpunimi dhe koordinimi i këtyre dy zyrtarëve të lartë shtetëror të Shqipërisë ka bërë që Kosova “të tradhtohet” në pjesëmarrjen e Samitit të Sarajevës, shkruan Gazeta Insajderi.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, i cili vet kishte deklaruar javën e kaluar që Shqipëria do ta anulojë pjesëmarrjen në këtë samit, presidentit Meta ka mbërritur sot në këtë samit.

Derisa anulimi i kësaj pjesëmarrje nga ana e Cakajt ishte bërë në shenjë solidarizimin me Kosovën, pasi që Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kishte anuluar pjesëmarrjen në këtë Samit, Cakaj kishte thënë se trajtimi nga organizatorët e këtij samiti është i papranueshëm.

“Shqipëria anulon pjesëmarrjen e saj në Samitin e SEECP në solidaritet me Kosovën. Trajtimi i tij nga organizatorët është i papranueshëm dhe shkon kundër qëllimit të krijimit të një atmosfere besimi, marrëdhëniesh të mira fqinjësore dhe stabilitetit. Nuk ka asnjë bashkëpunim pa trajtim të barabartë”, kishte deklaruar Cakaj.

Presidenti Thaçi kishte njoftuar se Kosova nuk do të marrë pjesë në Samitin për Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore i cili është organizuar në Bosnje dhe Hercegovinë, për shkak se e ka konsideruar si një “ftesë denigruese”, nga ana e Bosnjes, raporton Insajderi.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi kishte shkruar se, përkundër vullnetit dhe gatishmërisë për të marrë pjesë në Samitin për Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), “ftesa denigruese e kryetarit aktual të kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës e bën të pamundur pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e Kosovës në këtë takim”.

Sipas tij, Kosova gjithmonë ka qenë dhe është e gatshme për marrëdhënie të mira fqinjësore me Bosnje e Hercegovinën dhe për njohje reciproke.

“Por, fatkeqësisht, ky vullnet i ynë është keqpërdorur në vazhdimësi, njësoj sikurse tani me rastin e organizimit të SEECP-së nga Bosnja e Hercegovina”, kishte shkruar Thaçi.

Sipas Thaçit, minimumi që kërkon Kosova për pjesëmarrje në forume të tilla është trajtimi i barabartë me shtetet tjera pjesëmarrëse.

Ai kishte thënë se sjellja e Bosnjës dhe Hercegovinës është e papranueshme dhe paradoksale, meqë sipas tij, përfaqësuesit e saj aplikojnë praktika tërësisht antievropiane, që nuk dallojnë me ato të Serbisë.

“Me një qasje të tillë destruktive, bashkëpunimi rajonal dhe fqinjësia e mirë ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor mbetet një parakusht i paarritshëm në rrugën për anëtarësim në BE”, thotë ai.

Thaçi thotë se, Kosova mbetet e përkushtuar për fqinjësi të mirë, bashkëpunim rajonal dhe të ardhme euroatlantike, mirëpo nuk pranon të nënshtrohet dhe të diskriminohet nga askush.

Derisa presidenti Ilir Meta, kishte shprehur një miqësi të afërt me Presidentin e Republikës Serbska, Milorad Dodik, gjatë vizitës së tij në Tiranë, gjë që kjo i kishte penguar presidentit Thaçi.

Presidenti Meta kishte dal kundër Thaçit duke thënë se e Dodik ka qenë i ftuar dhe mirëseardhur si president. Madje, sipas Metës, ai do të mirëpritët edhe për turizëm. /Insajderi.com