Sot në Kosovë mbahen zgjedhjet e shtata lokale që nga përfundimi i luftës më 1999.
Për zgjedhjet lokale të 17 tetorit – janë të certifikuara 18 parti politike, një koalicion, 17 iniciativa qytetare dhe 12 kandidatë të pavarur.
Të gjithë kanë bërë thirrje te qytetarët që t’iu japin besimin në kutitë e votimit.
Këto kuti të votimit hapën në ora 7 të mëngjesit dhe mbyllën 12 orë më pas; pra ora 19:00.
Numri i qendrave të votimit në të gjithë Kosovën është 883 me gjithsej 2 mijë e 477 vendvotime.
Në këto qendra do të kenë të drejtë të votojnë 1 milion e 885 mijë e 448 qytetarë.
Për zgjedhjet lokale nuk vlen vota me kusht në një tjetër qytet; pos në të njëjtin qytet ku jeni të regjistruar si votues.
Kështu, para se të votoni ju duhet ta vendosni maskën dhe ta mbani distancën sociale.
Pasi të gjitha institucionet kanë kërkuar që të respektohen masat anti-COVID.
Por, përkundër rrezikut nga pandemia – kishte edhe tubime ku subjektet politike nuk i respektuar kufizimet kundër pandemisë.
Kosova në fillim të muajit shtator është përballur me raste të shumta vdekjesh dhe infeksionesh.
Opozita e kishte kritikuar Qeverinë për “keqmenaxhim”.
Por, gjatë fushatës nuk është diskutuar edhe aq menaxhimi i pandemisë.
Janë trajtuar çështje tjera që lidhen me qeverisjen lokale.
Komuna ku synojnë të qeverisin; pozita dhe opozita.
Pikërisht, zgjedhjet e 17 tetorit do të jenë një test për pushtetin dhe opozitën.
Pasi, pushteti synon ta vazhdojë suksesin elektoral pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Ndërsa, opozita të shikojë efektin e reformave të brendshme të paraqitura te publiku. /Insajderi.com