Kosovarët bashkë me vaksinën do ta marrin edhe “pasaportën COVID-19”

Kosovarët bashkë me vaksinën do ta marrin edhe “pasaportën COVID-19”

Rreth 100 mijë vaksina nga kompania “COVAX” pritet të vijnë në Kosovë gjatë muajit shkurt, transmeton Insajderi.

Me të marrë dozën e dytë të vaksinës, qytetarët do të pajisen edhe me “pasaportën COVID-19”.

Këtë e kanë konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, të cilët thonë se kontingjenti i parë që do të vijë në Kosovë, do të përfshijë 100.800 doza të vaksinës së “AstraZenecas”, ndërsa efikasiteti i saj kalon 90-përqindëshin dhe merret në dy doza.

Nga MSH kanë thënë se edhe kosovarët do të pajisen me “pasaportën COVID-19” pasi të marrin dy dozat e vaksinës.

“Sipas Planit të imunizimit kundër COVID-19, secili person që vaksinohet do të pajiset me kartonin ose qysh do që të quhet, për të dëshmuar se i ka marrë të dy dozat e vaksinës kundër COVID-19”, kanë thënë nga Ministria e Shëndetësisë. /Insajderi.com