Edhe këtë javë qytetarë të shumtë nga Kosova kanë vendosur ta kalojnë fundjavën në bregdetin shqiptar, përcjell Insajderi.
Në pamjet e publikuar nga TopChanel shihen kolona të gjata të pritjes në Rrugën e Kombit.
Javë më parë Qeveria e Kosovës vendosi masa kufizuese antiCovid, si masë parandaluese ndaj përhapjes së këtij virusi.
Në mesin e masave kufizuese ishte edhe kalimi i kufirit vetëm me test negativ PCR të Coronavirusit për qytetarët që kanë kaluar më shumë se 72 orë jashtë Kosovës.
Pavarësisht, këtyre kufizimeve, mbi 13 mijë kosovarë kanë udhëtuar drejt Shqipërisë pas këtyre masave, të cilat ishin në fuqi që nga 5 deri me 18 prill, ku përfshihet mbyllja e gastronomisë dhe qendrave tregtare deri më datë 18 prill./Insajderi.com