Kosova e varfër, kosovarët jo

Kosovarët me mundësitë më të mëdha në rajon për të bërë pushime

Kosovarët me mundësitë më të mëdha në rajon për të bërë pushime

Si duket kosovarët kanë mundësitë më të mëdha në rajon për të bërë pushime. Në një artikull të publikuar në Monitor.al, ku sipas një ankete të Këshillit të Kooperimit Rajonal, del që vetëm 28% e kosovarëve nuk kanë mundësi të përballojnë pushime, që lë pas një përqindje të lartë të atyre që mund të përballojnë pushime një herë në vit, njofton Insajderi.

Krahasuar me rajonin Kosova qëndron mirë, e Shqipëria del si vendi që ka më pak mundësi të bëjnë pushime, me 64%.

Lista vijon me Maqedoninë e Veriut (46%), Serbia (40%) dhe Bosnjë-Hercegovina (35%).

Mirëpo, në grafikonin, se a kanë mundësi të paguajnë huat, Kosova del që 14% nuk mund të paguajnë këstet, menjëherë pas Shqipërisë e cila renditet e para në rajon me 16%.

Lista vijon me Bosnjë-Hercegovina (9%), Maqedonia (13%), Mali i Zi (14%) dhe e fundit Serbia (7%). /Insajderi.com