Kosovarët të cilët ishin në vendlindje për pushime, tashmë janë kthyer në vendet ku jetojnë. Një pjesë e tyre, që jetojnë në Zvicër, janë në fokus të mediave dhe shoqërisë atje. Po fajësohen për bartjen e virusit COVID-19 nga Kosova dhe mbingarkimin e spitaleve me pacientë të infektuar.
“Çertifikatat e rreme janë në dispozicion në Kosovë dhe vende të tjera për më pak se 50 euro. Ndërsa shumica iu përmbajt rregullave, disa festuan dasma dhe ahengje dhe pranuan një valë tjetër pandemie dhe pasojat. Ndërsa zviceranët tanë kosovarë kanë ardhur Rega për t’u trajtuar nga mjekë dhe infermierë të lodhur në spitalet tona me 5 yje, kosovarët e sëmurë janë plotësisht vetë. Kjo nuk është në rregull”, ka thënë ajo, shkruan NZZ.CH.
Keller ka theksuar se “kosovarët nuk e sollën virusin në Zvicër”.
“Corona nuk ishte zhdukur kurrë, kemi të bëjmë me një pandemi globale. Në vend që të kërkojmë një dhi kurbani, ne duhet të përpiqemi t’i marrim njerëzit dhe t’i tërheqim së bashku”.
Më tej, ajo është shprehur se po përdor rrjetet sociale për të motivuar komunitetin shqiptar për t’u imunizuar.
“Këto kanale përdoren shumë intensivisht nga shqiptarët për shpërndarjen e informacionit. Unë nuk vërej se ka më shumë kundërshtarë kundër vaksinimit midis shqiptarëve sesa midis kombësive të tjera. Por unë shoh që ata janë më neglizhentë me masat dhe minimizojnë virusin”.
Së fundmi, autoritetet zvicerane kanë ndaluar “Alba Festival”-in, që njihet si “festivali më i madh shqiptar në Evropë”, i cili pritej të mbahej në shtator në Zvicër. Anulimi është bërë për shkak të situatës me COVID-19. Sipas autoriteteve zvicerane, ky festival do të ishte barrë shtesë për spitalet dhe “synon kryesisht një komunitet të prekur rëndë nga COVID-19”./Insajderi.com