Kosovarët nisen drejt Shqipërisë për pushime – Gjinovci kritikon qeverinë

Kosovarët nisen drejt Shqipërisë për pushime – Gjinovci kritikon qeverinë

Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, ka kritikuar Qeverinë Kurti II për mbylljen e pjesshme të vendit si pasojë e rritjes së rasteve me COVID-19, njofton Insajderi.

Sipas të dhënave të policisë, numri i shtetasve të Kosovës që e kanë kaluar kufirin me Shqipërinë është trefishuar brenda tri ditëve të fundit.

E për këtë, Gjinovci e ka akuzuar qeverinë për mosdije.

Në një postim në Facebook, ai është shprehur se masat e vendosura nuk do të kenë fare efekt pozitiv, vetëm se do të varfërojnë buxhetin e shtetit.

“Ja pra, efekti i masave barabartë me 0. Në vazhdim me pare tonat (taksat tona) financohet avantura e mosdijes së Qeverisë. Ju jepin ka pak pare bizneseve, e varfërojnë buxhetin dmth arsimin e shëndetësinë, infektimet as nuk ulen as nuk ndalen. S’muj me besu që ekziston kjo lloj mosdije kaq e thellë. Aq ma tepër që mendojnë që nuk vërehet”, ka shkruar Gjinovci./Insajderi.com