Kryediplomati serb, Ivica Daçiq ka thënë se kosovarët nuk janë komb, por që sipas tij në Kosovë jetojnë dy kombësi: shqiptarët dhe serbët.

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq ka përjashtuar mundësinë e një referendumi të mundshëm në Vojvodinë, pas kërkesave të qytetarëve të kësaj krahine të Serbisë.
Në një konferencë për media me ministrin e jashtëm të Polonisë, Witold Waszczykowski, Daçiq ka thënë se Vojvodina nuk mund të ketë referendum, pasiqë sipas tij ata që kanë kërkuar referendumin nuk e kanë shumicën.
Daçiq foli edhe rreth idesë së shqiptarëve për bashkimin në mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke thënë se kjo ide është thelb i politikës shqiptare.
“20 vjet më parë është paralajmëruar bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, është thelb i politikës së shqiptarëve”, tha Daçiq, njofton portali serb “N1 info”.
“Kosovarët nuk janë komb, në Kosovë jetojnë vetëm shqiptarët dhe serbët”, u shpreh më tej Ivica Daçiq. /Insajderi.com