Kosovarët që kanë punuar në Zvicër, do t’i marrin pensionet duke qëndruar në vendlindje

Kosovarët që kanë punuar në Zvicër, do t’i marrin pensionet duke qëndruar në vendlindje

Prej 1 shtatorit të këtij viti, kosovarët që dikur kanë punuar në Zvicër, do të mund t’i marrin pensionet e tyre AHV ose IV duke qëndruar në Kosovë.

Këtë vendim e ka marrur sot parlamenti zvicran ku sipas tyre, kjo marrëveshje rikthen koordinimin e

Kosova ka qenë i vetmi shtet pasardhës i Jugosllavisë me të cilën Zvicra nuk ka pasur marrëdhënie kontraktuale në fushën e sigurimeve shoqërore.

Këshilli Federal kishte përfunduar marrëveshjen e sigurimeve shoqërore me ish Jugosllavinë në vitin 2010.

Shtetasit kosovarë që nga viti 2010 nuk kanë mundur të marrin pensionet zviceran AHV ose IV jashtë vendit. Kjo do t’i kushtojë Zvicrës 16 milionë franga në vit. Rreth 200,000 kosovarë jetojnë në Zvicër.