Të gjithë kosovarët që do të kthehen në Gjermani nga java a ardhshme e kanë to obligueshme ta kenë një test për COVID-19 me vete, në të cilin figuron se rezultojnë negativ, njofton Insajderi.
Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani, me anë të një postimi në Facebook.
“Të gjithë ata qytetarë, që do apo duhet të kthehen nga Kosova në Gjermani- nga java që vjen testet për Covid janë obligative”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Ambasada ka shpërndarë gjithashtu një vjegëz për të informuar kosovarët që jetojnë në Gjermani.
Linku nga Ministria Federale e Shëndetësisë në Berlin