Kosovarët që kthehen në Gjermani nga java e ardhshme e kanë obligativ testin për COVID-19

Kosovarët që kthehen në Gjermani nga java e ardhshme e kanë obligativ testin për COVID-19

Të gjithë kosovarët që do të kthehen në Gjermani nga java a ardhshme e kanë to obligueshme ta kenë një test për COVID-19 me vete, në të cilin figuron se rezultojnë negativ, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani, me anë të një postimi në Facebook.

“Të gjithë ata qytetarë, që do apo duhet të kthehen nga Kosova në Gjermani- nga java që vjen testet për Covid janë obligative”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ambasada ka shpërndarë gjithashtu një vjegëz për të informuar kosovarët që jetojnë në Gjermani.

Linku nga Ministria Federale e Shëndetësisë në Berlin