“Kosovarët shumë më të interesuar për integrim në BE sesa serbët”

“Kosovarët shumë më të interesuar për integrim në BE sesa serbët”

Kosovarët e mbështesin integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian më shumë se serbët atë të Serbisë, njofton Insajderi.

Kështu bën të ditur Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), derisa ka mbajtur një konferencë për medie, me rastin e lansimit të dy raporteve të fundit në serinë e publikimeve të dala nga anketa e kryer nga QKSS “Barometri Kosovar i Sigurisë”.

Gjetjet e këtij raporti janë se 92 për-qind e të anketuarve kosovarë e mbështesin integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Për dallim nga Kosova, vetëm 43 për-qind e të anketuarve serbë e mbështesin integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Edhe pse Kosova është përkrahëse e madhe për integrim në Bashkimin Evropian, qytetarët kanë vërejtur se BE aplikon standarde të dyfishta sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave”, ka thënë Plator Avdiu nga QKSS.

“Sipas të anketuarve, prioriteti i parë për integrimin e Kosovës në BE është luftimi i korrupsionit”. /Insajderi.com