Kosovari 29-vjeçar që bën jetë luksoze në Zvicër – dyshohet për mashtrim dhe pastrim parash  

Kosovari 29-vjeçar që bën jetë luksoze në Zvicër – dyshohet për mashtrim dhe pastrim parash  

Ai ka bërë një karrierë sikur një set fotografik: nga markat e veturave të shtrenjta Arton B. 29 vjeçar njihet si një sipërmarrës i mirënjohur në internet, shkruan gazeta zvicerane “Blick”, raporton Gazeta Insajderi.

Foto në aeroplan privat janë vetëm disa nga dëshmitë për jetën e tij luksoze. Ai ka një pasion të madh për veturat ekskluzive sportive dhe ora të shtrenjtë. Por kohën e fundit, Arton. B papritmas u ndal.

“Ne kemi disa probleme”, kishte deklaruar Arton B pronarë i kompanisë “Look”. “Çdo kompani ka vonesa për pagesë”, kishte shtuar ai.

Tutje gazeta “Blick” raporton se shuma e borxheve ndaj shtetit që ka Arton B. arrin mbi 12 milionë franga zvicerane, raporton Insajderi.

Kompania me seli në Thurgau njihet si eksperte e kriptovalutave Bitcoin dhe Co, duke sjell në treg një produkt të reja.

Duke filluar nga 10,000 franga, kompania e Arton B. shet pajisje minerare për klientët e saj që prodhojnë kriptovaluta. Monedhat, të cilat janë minuar nga serverë kompjuterik, më pas blihen nga kompania me çmime fikse mujore.

Ky pa dyshim që është një biznes jo fitim prurës. Të gjithë zyrat janë zbrazur dhe janë shkarkuar rreth dhjetë punonjës. Derisa disa punonjës janë duke kërkuar pagën e tyre.

Njëri prej tyre është Andy F., ish-menaxher i shitjeve në këtë kompani.

“Unë kam mbrojtur produktin tonë si një monument historik. Tani jam krejtësisht i çmendur, bosi ndoshta është tepër i pangopur”, thotë Andy i cili ka punuar në kompaninë e kosovarit Arton B.

Zyra e Prokurorit Publik të Thurgaut ka filluar procedurat penale ndaj kosovarit Arton B.

Prokuroria është duke dyshuar se kompania “Look” është marr me mashtrim dhe pastrim të parave. Ndërsa fokusi i veçantë është tek transferimi prej pesë milionë frangash të një biznesmeni i cili donte të investonte në modelin e biznesit të kriptos.

“Paratë mund të jenë përdorur për të mbuluar kërkesat e pazgjidhura dhe për të financuar mënyrën e jetesës së menaxhmentit”, ka thënë avokati i investitorit.

Ndërsa një biznesmen zviceran, Yves Hörler, shef i fermës minerare Elysium Sëiss AG, ka thënë se Arton.B e ka mashtruar duke i shitur 600 makina mirëpo atyre ju kanë dhënë vetëm 450.

Hörler ka thënë se “Ne kemi faturat e papaguara me mbi dy milionë franga zvicerane, në nëntor të vitit të kaluar”./Insajderi.com