Një kosovar 27 vjeçar ka pranuar se ka vrarë një boshnjak duke u dorëzuar në stacionin policor të Brigittenau në Vjenë.
“Kam qenë unë ai që e ka varë, ja merreni dhe armën”, citohet të ketë thënë kosovari, identiteti i të cilit nuk është bërë publik nga Policia, raportojnë mediat në Austri.
Vrasja ka ndodhur në mëngjesin e së dielës teksa vendi ishte në festë për Pashkët dhe kishte tronditur opinionin për shkak se viktima ishte gjetur i shtrirë plot gjak skaj një rruge, afër një restorani ku punonte ai, raporton Insajderi.
Kosovari, siç raporton “volksblatt” ishte dorëzuar në stacionin më të afërm të policisë tek vendbanimi i tij duke dorëzuar edhe armën me të cilën e ka kryer krimin.
Dëshmitarët në anën tjetër i kanë thënë Policisë se vrasja e cila ka ndodhur në orën 15:00, dhe se kanë parë një person teksa largohej në shpejtësi dhe më pas kanë dëgjuar edhe klithmat e viktimës, që nuk i duroi plagëve dhe vdiq para se ndihma e shpejtë të vinte në vend të ngjarjes.
Zyra shtetërore e Hetimeve Penale ka konfirmuar se tashmë e kanë ndaluar kosovarin dhe se kanë pushuar kërkimet për të dyshuarit e tjerë, pasi ai ka konfirmuar se kur e ka kryer vrasjen ka qenë vetëm.
Nuk raportohet se cili ka qenë motivi i kësaj vrasje pasi 27 vjeçari ka kërkuar që të mos deklarohet pa e siguruar avokatin.
Viktima ishte një punonjës 26 vjeçar, shtetas i Austrisë me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina./Insajderi.com