
Në orët e para të mëngjesit të ditës së enjte një kosovar 38-vjeçar ka gjuajtur me armë zjarri në një rrugë të fshatit Anglikon të Zvicrës dhe më pas ka ikur ka vendi i ngjarje, raporton Insajderi.
Rasti në polici ishte lajmëruar nga një person tjetër që kishte qenë dëshmitarë, kur kosovari kishte gjuajtur me armë zjarri. Ai u ka thënë policëve se kosovari është larguar me veturë menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Pas dy orëve, policia zvicerane ka arritur ta arrestoj kosovarin 38-vjeçar që dyshohet se gjuajti me armë.
Policia më pas duke e hetuar rastin ka gjetur armën në një shkurre që dyshohet të jetë fshehur nga kosovari. Aktualisht 38-vjeçari është në paraburgim./Insajderi.com