28-vjeçari kosovar, i cili erdhi në Austri shtatë vjet më parë dhe punoi në sektor" />

Kosovari që akuzohet për vrasjen e 26-vjeçarit boshnjak: “Nuk e kam bërë unë”

Në Gjykatën Penale të Vjenës në Austri, është mbajtur seanca gjyqësore kundër një 28-vjeçari kosovar, i cili dyshohet për vrasjen e një boshnjaku - rezident në Austri - më 16 prill të këtij viti. Vrasja ndodhi në rrugën Brigittenau të Vjenës, ku dyshohet se kosovari shtiu me armë dhe e qëlloi në kokë viktimën.

Kosovari që akuzohet për vrasjen e 26-vjeçarit boshnjak: “Nuk e kam bërë unë”

28-vjeçari kosovar, i cili erdhi në Austri shtatë vjet më parë dhe punoi në sektorin e ndërtimtarisë, e ka deklaruar veten “të pafajshëm” për vdekjen e një 26-vjeçari në Vjenë të Austrisë.

Disa minuta pasi dyshohet se shtiu në 26-vjeçarin, ai kishte thënë: “Unë sapo e bëra këtë gjë [vrasjen v.j] në Jägerstrasse, por nuk doja që të ndodhta”, në një stacion të policisë në Vjenë, raporton mediumi austriak Kronte.at.

Kur të hënën, para gjykatësit austriak Georg Olshak u pyet për deklaratën e tij në atë kohë, i pandehuri korrigjoi veten. “Nuk e dija se çfarë kishte ndodhur”, deklaroi ai të hënën para trupit gjykues.

Përveç kësaj, kosovari ishte i gatshëm të jepte çdo informacion të mëtejshëm dhe të përdorte të drejtën e tij për të refuzuar të dëshmonte.

Dëshmitari e përshkruan momentin e vrasjes

Një dëshmitar i vrasjes ka përshkruar të hënën në Gjykatën Penale të Vjenës për rastin. Ai ka thënë se katër ose pesë burra ishin të pranishëm në rrugën Jägerstraße pak çaste para se të ndodhte ngjarja. Pastaj papritur 26-vjeçari nga Bosnja ishte rrëzuar në tokë dhe ishte përpjekur që të ngritej përsëri, gjë që për shkak të lëndimeve të rënda, s’kishte arritur ta bënte.

Një nga personat që ishin në vendin e ngjarjes, sipas këtij dëshmitari, ishte larguar shpejt nga vendi i ngjarjes, ndërsa disa të tjerë kishin hyrë në një automjet të zi dhe më pas ishin larguar.

I pandehuri dhe viktima kishin marrëdhënie me një kamariere

Boshnjaku dhe i pandehuri nga Kosova nuk e kishin njohur personalisht njëri-tjetrin. Sidoqoftë, kosovari, kohët e fundit kishte mësuar se ata kishin një marrëdhënie intime me të njëjtën grua – një kamariere, e cila punonte në të njëjtin lokal që frekuentohej nga ata të dy, shkruan gazeta Krone.

Kjo grua i ka thënë prokurorisë, se i pandehuri – i martuar dhe baba i dy fëmijëve – kishte qenë shumë xheloz dhe i kishte thënë asaj të mos flinte me persona të tjerë.

Dyshohet se pasi kishte kontrolluar në telefonin e kësaj gruaje, i akuzuari nga Kosova ka parë mesazhet e shkëmbyera nga 26-vjeçari boshnjak dhe kamarierja. Ai, në ato çaste, dyshohet i kishte telefonuar viktimës dhe me sa duket dëshironte të takohej me të menjëherë. Për prokurorinë është e qartë se i akuzuarit dhe viktima kishin biseduar për 22 sekonda në telefon, në orën 14:56 të datës 16 prill – dhjetë minuta para vrasjes.

I pandehuri nuk ka dashur të komentojë për përmbajtjen e kësaj bisede. /Insajderi.com