Kadri Bekteshi nga Komuna e Vitisë, i cili jeton dhe punon në qytetin e Bielefeld të Vestaflisë Veriore në Gjermani, rreth dy vite më parë është angazhuar në partinë gjermane, " />

Kosovari që po bën fushatë përkrah Angela Merkel

Kosovari që po bën fushatë përkrah Angela Merkel

Kadri Bekteshi nga Komuna e Vitisë, i cili jeton dhe punon në qytetin e Bielefeld të Vestaflisë Veriore në Gjermani, rreth dy vite më parë është angazhuar në partinë gjermane, CDU, pjesë e të cilës është edhe Kancelarja Angela Merkel.

Bekteshi, si pjesë e kryesisë së kësaj partie, tani po bën fushatë për Armin Laschet kandidatin e CDU për Kryeministër të landit më të madh të Gjermanisë Nordrhine-Westfalen

Bekteshi, në një bisedë me Gazetë Express, ka zbuluar edhe ato që Merkel ia ka thënë kur ka shkuar për fushatë në këtë land të Gjermanisë.

“Të gjithë shqiptarët që kanë të drejtë vote të dalin në zgjedhje më 14 maj se është me rëndësi për ne” tegon Bekteshi fjalwt e Merkel për Gazetën Express.

Më pas, rrëfen se si u është bashkuar kristian-demokratëve gjermanë.

“Para dy viteve u inkuadrova në CDU në Partinë e Kanzelares Merkel. Në janar të këtij viti, u zgjodha edhe në kryesi të partisë, ku mu dha detyra si përgjegjës i anëtarëve të partisë (mitgliederbeauftragter)”.

“Tani këtu në këtë Republikë ka nisur fushata zgjedhore dhe jam i angazhuar për partinë në Bielefeld, për deputetët tanë, por edhe për Kandidatin e CDU’s për Kryeministër të kësaj Republike Armin Laschet. Të enjten e kaluar isha në Bon ku bëmë fushatë zgjedhore bashkë me Kanzelaren Merkel” thotë ai.

Bekteshi kujton se në Gjermani ka shkuar nga Sarajeva, ku i ka mbaruar studimet nga për hotelieri dhe turizëm në vitin 1991, pak para shpërthimit të luftës atje.

“Mbas mbarimit të studimeve u largova ne Gjermani në Qytetin Bielefeld, të Republikës më të madhe gjermane Vestfalinë Veriore. Isha i mendimit se një person kur të shkon me një shtet duhet të integrohet dhe të angazhohet në shoqërinë ku jeton. Si të gjithë ne shqipetarët edhe unë fillova të luaj futboll, dhe më vonë e morë një ofertë që të jam delegat i Ligës Amatore, më vonë kam kryer disa seminare ku e mora detyrën e mediatorit të Lidhjes Futbollistike te Qytetit Bielefeld” ka shpjeguar ai.

Madje, Bekteshi thotë se angazhimi i tij në shoqërinë gjermane është vlerësuar në nivele të larta.

“Në vitin 2006 e pata nisur një projekt në shkollat fillore tema: Integrimi-Migrimi Dhuna dhe Prevencioni kundër Dhunes nëpërmjet sportit. Në vitin 2010 u nderova nga ish Presidenti gjerman Horst Köhler, në Berlin, për punën dhe angazhimin tim në shoqërinë gjermane” përfundon Bekteshi.