Kosovari që shkoi në Gjermani si refugjatë, tani është mësimdhënës

Kosovari që shkoi në Gjermani si refugjatë, tani është mësimdhënës

34 vjeçari Muhamet Idrizi me prejardhje nga Mitrovica i cili ka shkuar në Gjermani në moshën 9 vjeçare, dhe sot është mësimdhënës i shkencave politike në gjuhën gjermane.

Ai ka shkuar në Gjermani, së bashku me familjen, si refugjatë. Gjithashtu, Idrizi ka studiuar shkencat politike, etike dhe filozofi.

“Në vitin 1993 kur prind e mi kanë ardhë si refugjatë në Gjermani, unë kam filluar sistemin edukativ në gjuhën gjermane pa e ditur asnjë fjalë, dhe për mua kjo ka qenë një sfidë shumë e madhe”, ka thënë Idrizi në Rubrika “Shqiptarët nëpër botë” e emisionit “JETA” të KTV-së.

“Unë në familjen teme jam i pari që kam këtë nivel akademik, shumica e familjarëve kanë menduar që unë do të bëjë ndonjë punë fizike, për arsye se ne kemi jetuar në gjermani me frikën se do të na kthejnë në Kosovë”, ka thënë ai. /Insajderi.com