Kosovari rrah për vdekje shokun e dhomës në Klinikën Psikiatrike në Zvicër

Kosovari rrah për vdekje shokun e dhomës në Klinikën Psikiatrike në Zvicër

Një burrë nga Kosova, tani 37 vjeçar, e kishte rrahur shokun e tij të dhomës, 85 vjeçar, në Klinikën Psikiatrike St. Urban në Luzern të Zvicrës. Viktima u plagos aq rëndë sa vdiq po atë natë, transmeton Insajderi.

Ngjarja kishte ndodhur më 14 prill të vitit 2017.

Krejt kjo pasi sipas raportimeve të Luzerner Zeitung, kosovari kishte “dëgjuar zëra”, kështu duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse të moshuarit i cili ishte në një dhomë me të.

Gjykata penale e Lucernit e ka gjykuar si të paaftë autorin e krimit dhe ndaj tij është urdhëruar masa e kujdestarisë.

Lidhur me këtë ngjarje tragjike, nën akuzë ndodhen dy mjekë, si persona përgjegjës për vrasjen pasi u treguan të pakujdesshëm në natën kritike.

Ndaj ish-mjekut kryesor dhe mjekut kujdestar në atë kohë, është ngritur padi.

Prokurori i rastit ka njoftuar të hënën se kanë përfunduar hetimet.

Artikullin e plotë nga Luzernerzeitung mund ta gjeni KËTU.