Kosovari vdes në vendin e tij të punës në Itali

Një kosovar 59-vjeçar ka pësuar një aksident fatal në punë të hënën në Itali. Viktima po punonte brenda një kantieri detar në Ortona kur u shtyp nga një kontejner i hekurt, gjë që i shkaktoi menjëherë vdekjen.

Mediat italiane kanë raportuar se 59-vjeçari me iniciale R.M ishte me origjinë nga Dragashi. Ai kishte vite që qëndronte në shtetin fqinj me dokumentacion të rregullt.

Ndërkohë autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur arsyen që shkaktoi aksidentin tragjik.