Kosovari vret gruan e tij në Gjermani

Kosovari vret gruan e tij në Gjermani

Një person ishte paraqitur në stacion policor të qytetit Regensburg për të informuar se kishte vrarë gruan e tij, të enjten rreth orës 15:00, njofton Insajderi.

Ende nuk dihet saktësisht motivi për vrasjen e gruas në banesën e saj, derisa dyshohet se personi që thotë se ka kryer veprën është një 55-vjeçar kosovar.

“Menjëherë më pas, kolegët shkuan me makinë drejt banesës së burrit. Atje ata gjetën kufomën e një gruaje” ka thënë komisionerja e policisë Franziska Meindl për gazetën TAG24.

“Megjithatë, ne ende nuk jemi në gjendje të sigurojmë ndonjë informacion të besueshëm mbi motivin dhe rrjedhën e ngjarjeve”.

Trupit të pajetë të viktimës i janë gjetur disa plagë të shkaktuara me thikë. Ndërsa i dyshuari është dërguar në një institucion korrektues. /Insajderi.com