Afër kolapsit

Kosovën e pret krizë e jashtëzakonshme ekonomike, sipas BQK-së

"Dëmet do të jenë të pariparueshme për shumë vjet për vendin tonë".

Kosovën e pret krizë e jashtëzakonshme ekonomike, sipas BQK-së

Ekonomia e Kosovës tkurret 5.9 për qind dhe çdo ditë vonesë e realizimit të planit të rimëkëmbjes do të ndikojë në thellim të mëtutjeshëm të rënies ekonomike.

Kështu ka bërë të ditur guvernatori i Bankës Qendrore, Fehmi Mehmeti, i cili thotë se pandemia COVID-19, përveç pasojave në aspektin shëndetësor, ka dobësuar rëndë perspektiven ekonomike të Kosovës, njofton Insajderi.

Ndonëse, drejtues të odave ekonomike vlerësojnë se nëse me urgjencë partitë parlamentare nuk veprojnë për rishikimin e buxhetit dhe ratifikimin e marrëveshjeve financiare ndërkombëtare për rimëkëmbje ekonomike, do të çojë në kolaps masiv bizneset në Kosovë.

Guvernatori Mehmeti ka thënë për KosovaPress, sa i përket stabilitetit financiar, BQK në vazhdimësi në baza ditore po e ndjek gjendjen e sektorit financiar, i cili është një sektor financiar stabil, likud dhe mirë i kapitalizuar përkundër pandemisë.

“Vendi ka ngecur me paaftësi në përkrahjes e bizneseve dhe punëtorëve të sektorit privat. Nëse vazhdon kjo gjendje me mungesë të vullnetit të qeverisë, partive politike, deputetëve në parlamentit, Kosova do të përballet me një vështirësi dhe gjendje të jashtëzakonshme që nuk kanë me pasur vendet e tjera. Dëmet do të jenë të pariparueshme për shumë vjet për vendin tonë. Sidomos do të pësoj në rënien e numrit të punëtorëve, uljen e prodhimit vendor, edhe ashtu është me probleme të mëdha, por do të ketë rënie edhe buxheti, si dhe do të kemi një krizë të jashtëzakonshme”, thotë Krasniqi.