KPK: Nesër diskutohet për mandatin e EULEX-it

KPK: Nesër diskutohet për mandatin e EULEX-it

Këshilli Prokurorial i Kosovës nesër do të mbaj takimin e 119-të, gjatë së cilës njëra ndër pikat kyçe të këtij takimi do të jetë ajo e vazhdimit të mandatit të EULEX-it në Kosovë, njofton KPK transmeton Insajderi.

Ndërsa pikat tjera që do të diskutohen do të jenë: rregullorja për Procedurën Disiplinore për Anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës, propozimi për ndryshim dhe plotësim të Rregullores mbi rolin dhe veprimtarinë e Bordit Drejtues, raporti i Komisionit për Vlerësim të Performancës së 11 prokurorëve. /Insajderi.com