
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), njofton se ka mbajtur të enjten mbledhje të jashtëzakonshme, pas arrestimit të dy zyrtarëve publik të Zyrës Ekzekutive të KPM-së, përcjell Insajderi.
Sipas njoftimit, në këtë mbledhje Komisioni ka diskutuar për situatën e krijuar në Zyrën Ekzekutive.
“Pas shqyrtimit ka kërkuar një interpretim nga Departamenti Ligjor i KPM-së, se si të procedohet tutje sipas obligimeve ligjore”, thuhet në kumtesë.
KPM ka shprehur gatishmërinë që të ofrojë bashkëpunim të plotë me institucionet e drejtësisë në mënyrë që të ndihmojë në zhvillimin e hetimeve deri në përfundim të rastit./Insajderi.com