KQZ: 134 mijë email-a të pahapura nga diaspora procedohen gjatë ditëve në vazhdim

KQZ: 134 mijë email-a të pahapura nga diaspora procedohen gjatë ditëve në vazhdim

Kryeshefi i sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj, ka thënë se 134 mijë e 188 email-a, që kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, janë ende të pahaoura dhe ato pritet që të procedohen gjatë ditëve në vijim, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur Ahmetaj në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që ka filluar nga ora 14:00.

Ahmetaj në këtë mbledhje tha se 15 mijë e 672 aplikues, prej tyre 13 mijë e 72 aplikues kanë hapur telefonin dhe KQZ-ja ka pranuar konfirmimin e tyre.

“14 aplikues kanë deklaruar se nuk janë personat që i kemi të dhënat që kanë aplikuar  2460 aplikues nuk janë realizuar thirrjet telefonike, pra këtij procesi do t’i kthehemi sërish për t’i thirrur. Do t’i kthehemi përsëri procesit për t’i telefonuar të cilët nuk kemi mundur të kemi kontakt. Ndërsa 134 mijë emaila janë ende të pahapura”, tha Ahmetaj. /Insajderi.com