Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e së shtunës ka aprovuar formularët e rezultateve për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, njofton Insajderi.
Në këta formularë nuk figurojnë kandidatët e pacertifikuar.
Ky vendim i KQZ-së vjen edhe pas sqarimeve të dhëna një ditë më parë se në këta formularë do të barten vetëm votat për kandidatët që janë të certifikuar nga KQZ-ja, por jo edhe në rastet kur shënohet ndonjë numër i ndonjë kandidati të pacertifikuar./Insajderi.com