KQZ certifikon sot rezultatet përfundimtare të balotazhit

KQZ certifikon sot rezultatet përfundimtare të balotazhit

omisioni Qendror i Zgjedhjeve do të certifikojë sot rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve Lokale.

Kështu ka njoftuar zëdhënësi për media i këtij institucioni, Valmir Elezi.

Deklaroi se gjatë ditës së sotme do të mbahet mbledhja e radhës, ndërsa në rend të ditës është certifikimi i rezultateve përfundimtare të balotazhit nga zgjedhjet lokale.

Mbledhja do të fillojë në ora 13:30.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Përpos Komunës së Dragashit, rezultati i cili nuk do të certifikohet sot.

Pasi votat e diasporës të kontestuar nga PDK janë ende janë të paqarta nëse do të numërohen ose jo.

Me vendim të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ato  nuk do të numërohen.

Por, Lidhja Demokratike e Kosovës është ankuar në Gjykatën Supreme.

Kështu, nëse votat me postë janë të vlefshme fitues në LDK do të jetë LDK – e  nëse hedhen poshtë atëherë Shaban Shabani i PDK-së e vazhdon qeverisjen. /Insajderi.com