Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i votimit në komunën e Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut është përmbyllur, njofton Insajderi.
Në një përgjigje për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se ky proces ka përfunduar pa probleme.
Sipas tij, “duke u mbështetur në të dhënat e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën e Podujevës, në procesin e sotëm zgjedhor kanë votuar 40.51% e votuesve 35 mijë e 400 nga 87 mijë e 381 sa është numri i përgjithshëm i tyre”.
Ndërsa, në komunën e Mitrovicës së Veriut, kanë votuar 39.14% e votuesve apo 9 mijë e 124 votues nga 23 mijë e 313 votues sa është numri i tyre. Në Zgjedhjet Lokale të vitit 2017, deri në të njëjtën kohë kishin votuar 8 mijë e 269 votues apo 37.9%.
Elezi tutje bëri të ditur se nga ora 19:00 ka filluar afati për të paraqitur ankesat në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me zhvillimet në vendvotime gjatë ditës së sotme. /Insajderi.com