Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar se qytetarët kanë të drejtë të bëjnë ndërrimin e qendrës së votimit deri me 7 shtator të këtij viti, shkruan Insajderi.
Në një njoftim për media, KQZ ka shpjeguar se si mund ta ndërrojnë qendrën e votimit.
“Pasi të aplikoni për ndërrimin e Qendrës së Votimit, kërkesa e juaj do të shqyrtohet nga shërbimi votues i KQZ-së. Ndërrimin e Qendrës së Votimit mund ta bëni edhe në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve”, thuhet në njoftimin e bërë nga KQZ.
Ndryshe, zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor. /Insajderi.com
Linku online për ndërrimin e qendrës së votimit është ky:
http://eomp.kqz-ks.org/VCChangeRequests/Index