Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se votuesit jashtë vendit do të telefonohen tri here, në tri orare të ndryshme, për verifikimin e aplikacioneve, njofton Insajderi.
Zëdhënësi i këtij komisioni, Valmir Elezi, sqaroi se në bazë të Udhëzimit Administrativ, Sekretariati i KQZ-së do të kujdeset që këto aplikacione të verifikohen duke tentuar tri herë t’i kontaktojë aplikuesit.
“Kontaktimi do të bëhet në tri faza. Thirrja e parë do të gjatë kohës së orarit të punës sipas kohës lokale në Kosovë. Nëse aplikuesi nuk do të lajmërohet, atëherë do të bëhen tentime tjerë, në bazë të orës lokale, të shtetit të vendbanimit ku gjendet aplikuesi.
Nëse nuk lajmërohet as atëherë, do të bëhet edhe një tentim tjetër pas orarit të punës sipas orës lokale të shtetit që figuron në aplikacion”, tha Elezi gjatë konferencës për medie.
I pyetur nëse do të mund të ndryshojë ky vendim, pas ankesës që Lëvizja Vetëvendosje ka bërë në PZAP, Elezi tha se sot kanë vepruar në bazë të vendimit të djeshëm, ndërsa për ankesa do të presin për të parë se çfarë do të ndodhë./Insajderi.com