KQZ ende nuk ka datë për fillimin e numërimit të votave nga diaspora

KQZ ende nuk ka datë për fillimin e numërimit të votave nga diaspora

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka një datë se kur do të fillojë me procesin e numërimit të votave të ardhur nga jashtë Kosovës, njofton Insajderi.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar se nga diaspora kanë ardhur 43 mijë e 500 pako me fletëvotime, mirëpo ende s’dihet se kur do të fillojë numërimi i tyre.

“Brenda disa ditësh fillon verifikimi dhe më pas hapja e këtyre zarfeve dhe atëherë do të dihet saktë numri i fletëvotimeve”, ka deklaruar Elezi në një konferencë për medie.

Ai ka shtuar se numërimi i këtyre votave do bëhet brenda një ose dy ditësh.

Elezi po ashtu ka bërë të ditur se KQZ-ja shumë shpejt do t’i publikojë formularët me emrat e kandidatëve dhe votat që ata kanë marrë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai tha se pas skenimit të këtyre formularëve të njëjtit do të publikohen në ueb sajtin e këtij institucioni, në të cilin do të kenë qasje të gjithë./Insajderi.com