KQZ ende s’ka paguar komisionerët e angazhuar për zgjedhje

KQZ ende s’ka paguar komisionerët e angazhuar për zgjedhje

Adnan Rrustemi, i deleguar i Vetëvendosjes në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka bërë të ditur se komisionerët e angazhuar në ditën e zgjedhjeve të 11 qershorit ende nuk kanë marrë pagesën e tyre.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se vonesa për të bërë pagesën është e pajustifikueshme.

“Me arsyetime të pafundme: diku për shkak të gabimeve teknike e në të dhëna personale, e diku tjetër për faj të Ministrisë së Financave, komisionerët kanë mbetur pa u paguar deri më sot. Asgjë nuk mund të justifikoj vonesat e tilla për të përmbushur obligimet e institucioneve ndaj zyrtarëve të angazhuar në ditën e zgjedhjeve, sikurse asgjë nuk mund të shfajësojë KQZ-në, e as Ministrinë e Financave nga kjo papërgjegjësi”, ka shkruar ai.

“Nëse Qeveria ka mbetur pa para dhe po mendon të mbahet nga mëditjet e komisionerëve, është për të ardhur keq, por ky nuk është as faji e as përgjegjësia e komisionarëve”, ka shtuar Rrustemi.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë janë mbajtur më 11 qershor, por vendi ende nuk ka formuar institucionet e reja.