KQZ: Fillon votimi përmes postës

KQZ: Fillon votimi përmes postës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur  se sot ka filluar periudha e votimit përmes postës.

KQZ gjatë periudhës së aplikimit për regjistrim si votues jashtë vendit (30 gusht – 10 shtator) ka pranuar 40 mijë e 313 aplikacione për regjistrim.

5 mijë e 327 aplikacione janë pranuar përmes postës, 319 aplikacione janë pranuar përmes faksit, dhe 34 mijë e 667 aplikacione janë pranuar përmes e-mail adresave të shërbimit votues.

Nga 40 mijë e 313 aplikacione për regjistrim që janë pranuar dhe proceduar, janë aprovuar 35 mijë e 87 aplikacione, ndërsa janë refuzuar 5 mijë e 226 aplikacione për shkak të mosplotësimit të kritereve të përcaktuara me ligj.

Në këtë link http://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/ janë të publikuara të gjitha informacionet lidhur me këtë proces.