Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar deri të premten aplikimin nga gjashtë subjekte politike për të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të 14 shkurtit.
Ndërsa, gjithsej 104 kandidatë për deputetë kanë kërkuar të çertifikohen nga ky komision për pjesëmarrje në zgjedhje.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Elezi njoftoi se subjektet politike që kanë paraqitur aplikimin e tyre deri më tani janë:
- Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (33 kandidatë);
- Jedinstvena Goranska Partija (16 kandidatë);
- Srpska Lista (20 kandidatë);
- Romani Iniciyativa (12 kandidatë);
- Ujedinjena Zajednica – Adrijana Hodzic (13 kandidatë);
- Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës (10 kandidatë)./Insajderi.com