KQZ i kërkon qeverisë mbi 5.6 milionë euro për organizimin e zgjedhjev

KQZ i kërkon qeverisë mbi 5.6 milionë euro për organizimin e zgjedhjev

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dërguar Qeverisë së Kosovës kërkesën buxhetore për ndarjen e mjeteve të nevojshme për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Zëdhënësi i këtij Komisioni, Valmir Elezi,  ka thënë për Klan Kosovën se kërkesa është dërguar pas miratimit të planit të buxhetit nga ana e KQZ-së, i cili është në vlerën: 5 milionë e 578 mijë e 712 euro.

Me këtë rast KQZ është në pritje të njoftimit nga Qeveria, lidhur me miratimin e buxhetit sipas kërkesës së tyre.

Më herët në media ka qarkulluar një shifër më e lartë, e cila ka qenë pjesë e draft-planit të buxhetit, i cili nuk ishte miratuar akoma në mbledhje, ndërsa pas diskutimeve KQZ-ja ka miratuar planin e buxhetit në vlerën e rreth 5.6 milionë eurove./Insajderi.com