KQZ-ja e interesuar për sistemin elektronik të procesit zgjedhor në Shqipëri

KQZ-ja e interesuar për sistemin elektronik të procesit zgjedhor në Shqipëri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të vëzhgojë zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri, pasi janë të interesuar që ta njohin nga afër mënyrën elektronike të procesit zgjedhor..

Këtë për KP e ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai gjithashtu tha se angazhimi i tyre nuk do të jetë vetëm ditën e zgjedhjeve, por edhe më herët, kur janë planifikuar takime me KQZ-në e Shqipërisë pikërisht për ndryshmet që pritet të implementohen më zgjedhjet e së dielës në Tiranë.

“Kjo për të parë kryesisht se si do të bëhet implementimi i këtyre risive në procesin zgjedhor në Shqipëri. Të dy institucionet tona kanë bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë dhe është në interesin tonë për të parë nga afër këtë proces zgjedhor dhe për faktin se këto zgjedhje mbahen pas ndryshimeve të fundit ligjore që janë bërë atje”, tha ai.

Në këtë vëzhgim do të marrin pjesë anëtarët e këtij institucioni, por edhe staf nga sekretariati. /Insajderi.com