
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të kërkojë nga Ministria e Shëndetësisë vaksinimin e të gjithë trupave zgjedhor për zgjedhjet lokale.
Në mbledhjen e së enjtes, kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, tha se shumë shpejt do ta përgatisin planin për procesin zgjedhor, siç tha ai, në përputhje me masat kundër Coronavirusit.
Po ashtu është rekomanduar miratimi i regjistrimit të partisë politike “Lëvizja e Diasporës”. Me numër unanim votash është miratuar që kjo parti të regjistrohet për zgjedhjet lokale të tetorit.
Gjatë kësaj mbledhje, KQZ-ja ka miratuar edhe dizajnin e dy fletëvotimeve.
Zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen më 17 tetor./Insajderi.com